Lëvizja Besa, fraksioni i Gashit: Të sanksionohet korrupsioni në Ministrinë e Kulturës

Në një kumtesë për mediat, fraksioni i Afrim Gashit në Lëvizjen Besa thotë se Programi vjetor për mbështetjen e kulturës i Ministrisë së Kulturës edhe një herë e konfirmoi se mjetet që për vite me radhë është dashur t’u ndahen artistëve, shtëpive botuese, festivaleve e punonjësve të artit, promotorëve të traditës, artit, librit e kulturës shqiptare, sipas tyre, ende vazhdojnë të përfundojnë në xhepat e familjarëve të funksionarëve të qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Kjo praktikë e thellon edhe më tepër diskriminimin e kulturës shqiptare, e cila – pos diskriminimit nga ana e sistemit shtetëror – vazhdon të diskriminohet edhe nga ana e funksionarëve të pangopur shqiptarë.” shprehen nga kjo parti.

Sipas tyre, sot po vërtetohen paralajmërimet e tyre se nuk mund të kemi Qeveri reformatore me elementet e trashëguara kriminogjene nga qeveria e kaluar.

“Ku ta dimë, mbase edhe qeveritarët e rinj për model funksionimi i kanë marrë funksionarët e korruptuar të regjimit të kaluar, disa prej të cilëve i kanë kolegë! Prandaj i inkurajojmë organet e drejtësisë për hetimin e korrupsionit dhe urgjentisht të marrin masa, duke e sanksionuar maksimalisht këtë praktikë famëkeqe, ndërsa ministri i Kulturës, nëse dëshiron të dëshmojë se dallohet nga ish ministrat e Kulturës, do të duhet ta anulojë këtë program dhe të kërkojë ndjesë që dikush ka ndërhyrë përsëri për diskriminim të kulturës shqiptare.” shprehen nga kjo parti.

LEXO EDHE: 

Ministri i Kulturës, Allagjozovski: Është rritur katërfish mbështetja për kulturën e shqiptarëve në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button