E dashuruar prej pak javësh, modelja e njohur vendos të martohet! (FOTO)

Moda e re është të martohesh papritur, kur askush nuk e pret, pa fustan nuseje, me shumë pak të pranishëm. E kanë vendosur modelet!  Me siguri ju kujtohet dasma e Angela Martinit me producentin rumun pak javë më parë. Shumë e ngjashme është edhe kjo martesë. Nusja është modele. Shumë e njohur. Dhëndri është gjithashtu aktor e producent, por ndërsa modelja shqiptare ishte e dashuruar prej kohësh me rumunin, modelja amerikane dhe bashkëshorti i saj, janë dashuruar vetëm pak javë më parë, shkruan Class.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar Emily Ratajkowski-n të martohet.

Modelja e ka zbuluar që tashmë është martuar me disa foto në Instastory dje…”Atëherë, kam një surprizë, u martova sot “, shkruante modelja në një varg fotosh rresht.

Modelja 26 vjeçe, u martua në gjykatën e New York City-t. Bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti, Sebastian Bear-McClard është i dashuri i saj prej vetëm pak javësh.

Martesa ishte aq private, sa morën pjesë vetëm disa miq të çiftit.

Të sapomartuarit u panë në Bashkinë e  NYC. Fotot ende nuk kanë dalë, por Ratakjowski ndau një episod nga dita e saj e rëndësishme. Nusja kishte veshur një kostum të verdhë mustardë, me pantallona, me një kapelë me vel. Ndërkohë, ai kishte zgjedhur një xhaketë blu, bluzë sportive, syze dielli dhe unaza floriri.

Emily ndau një selfie romantike ku Bear-McClard po e puthte në faqe.

Fotoja gjithashtu zbulon pak unazën e martesës së modeles, që konsiston në një rreth të plotë floriri.

Lajmi suprizë i kësaj martese ndjek lajmet për ndarjen e modeles nga ish-i dashuri i saj, producenti me bazë në LA, Jeff Magid, para pak kohësh.

Pasi e përhapi lajmin në Instagram story-n e saj, modelja ndau një foto zyrtare, pa ngjyra, me bashkëshortin.

Gjithçka e konfirmuar! Emily është martuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button