Pacientëve nuk u mbrohet privatësia në institucionet shëndetësore

Dymbëdhjetë përqind prej të anketuarve që morën pjesë në hulumtimin e që në vendin tonë e bëri Healthgrouper.com mendojnë se privatësia e tyre në institucionet ku shërohen nuk është e mbrojtur.

Vetëm 34 përqind nga numri i përgjithshëm i pacientëve të anketuar në Maqedoni mendojnë se informacionet e tyre private lidhur me shëndetin e tyre janë të mbrojtura në institucionet ku mjekohen.
Përqindja më e madhe, ose 46,5 përqind nuk e dinë nëse informatat u janë të mbrojtura.
Përqindjen më të ulët të besimit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale Healthgrouper.com ka konfirmuar në Serbi, ku vetëm 28,7 përqind nga të anketuarit janë përgjigjur me “po”. Përqindja më e madhe, 52,4 nuk e dinë nëse të dhënat e tyre janë të mbrojtura, ndërsa vetëm 19 përqind besojnë se janë. 

Përqindje më të lartë të besimit kanë pacientët nga Bulgaria, ku 46,5 përqind janë përgjigjur pozitivisht. Megjithatë, edhe në Bulgari është e madhe përqindja e pacientëve që nuk e dinë nëse të dhënat e tyre janë të mbrojtura, 39,3 përqind, ndërsa vetëm 14 përqind besojnë se të dhënat nuk u janë të mbrojtura.
Varësisht nga ajo se mjekimi a bëhet në institucion privat apo shtetëror, janë konfirmuar dallime të dukshme në përgjigje. Në Maqedoni 47 përqind e pacientëve të cilët janë mjekuar në institucione private kanë treguar besim se të dhënat e tyre personale janë të mbrojtura që është besim pothuajse dy herë më i madh se sa në institucionet shtetërore. 
Megjithatë, edhe në  institucionet private të shëndetësisë, e edhe në ato shtetërore akoma ekziston një përqindje e madhe e pacientëve të cilët nuk janë të informuar në lidhje me atë se kush krejt ka qasje deri te të dhënat për mjekimin e tyre (40,3 për qind). 
Të ngjashëm janë edhe të dhënat për Bullgarinë ku 53,8 për qind e pacientëve të cilët janë mjekuar nëpër spitale  private besojnë se të dhënat e tyre janë të mbrojtura, 42,4 për qind në spitalet shtetërore dhe 30,7 për qind janë përgjigjur se nuk kanë informata në lidhje me këtë. /Portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button