Komisioni Evropian: të ndërpriten protestat në Maqedoni, të zbardhet rasti i vrasjes

Zëdhënësi i euro-komesarit për zgjerim Stefan Fule, Peter Stano kërkoi që të ndërpriten protestat në Maqedoni dhe të lihen autoritetet maqedonase që ta zgjidhin vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcit, përcolli sot korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

“Komisioni Evropian ka një pozitë të qartw në lidhje me këto protesta dhe ajo është kërkesa jonë që të njëjtat të ndërpriten dhe të lihen të qetë personat përgjegjës në Maqedoni që ta përfundojnë procedurën e hetimit dhe personat të cilët e kanë kryer vrasjen të përgjigjen në përputhshmëri me ligjet në vend”, deklaroi Stano./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button