Shekerinska për DW: Maqedonia ka treguar sjellje evropiane në Ballkan

Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka treguar një mënyrë më të ndryshme të krijimit të politikave dhe sjelljes evropiane në Ballkan,  që mund të funksionojë edhe në rastin me kontestin me Greqinë rreth emrit, porositi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për Dojçe Vele në gjuhën angleze, të cilën e dha dje në Berlin, përcjell Alsat M. 

Ajo ishte pjesë e delegacionit në vizitën zyrtare të Gjermanisë, që e udhëhoqi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

E pyetur qa sqarojë optimizmin e Zaevit se kontesti për emrin do të zgjidhet deri në korrik ajo përmendi se asgjë nuk arrihet pa optimizëm.

Shtoi se suksesi do të varet nga të dyja qeveritë, të cilat duan t’i jepet fund këtij kontesti.

Në pyetjen për shkallën e optimizmit te qytetarët e Maqedonisë, por edhe protestave në Greqi, Shekerinska u përgjigj se edhe pse një pjesë e qytetarëve të të dy vendeve do të jenë të pakënaqur dhe me siguri të dyja qeveritë do të marrin kritika, ndërkaq, roli i qeverive është që t’i zgjedhin problemet.

Ministrja thekson se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE është çështje strategjike për të cilën janë dakorduar të gjithë qytetarët.

E pyetur pse konsideron se anëtarësimi në BE dhe në NATO do të paraqesë forcë kundër nacionalizmit, ajo përkujtoi në veton greke në samitin e NATO-s në vitin 2008, që krijoi vakum, që mes tjerash është plotësuar me nacionalizëm.

Theksoi se nuk beson se NATO-ja dhe BE-ja sipas definicionit mund ta fitojnë nacionalizmin.

Lidhur me shpejtësinë e integrimit të Maqedonisë në BE, thotë se reformat e NATO-s që janë bërë janë në bazë të shpresës se në korrik vendi do të marrë ftesë, por integrimi në Union është proces më i ngadalshëm.

Lidhur me buxhetin e ushtrisë në pajtim me standardet e NATO-s, Shekerinska se është miratuar plan për rritjen e buxhetit, sivjet rritja është 15 për qind, është paraparë rritje shtesë prej 0,2 për qind çdo vit deri në arritjen e qëllimit prej 2 për qindve.

Shtoi se Maqedonia e ka rritur edhe pjesëmarrjen në misionet e udhëhequra nga NATO-ja, si misionin në Afganistan, për 20 për qind dhe vazhdon me mbështetjen e misionit të KFOR-it në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP