Trump reagon ndaj Asadit, Rusisë dhe Iranit për “Gutën Lindore”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se veprimet në periudhën e fundit në Gutën Lindore, nga Siria (regjimi i Asadit), Rusia dhe Irani janë një turp i madh njerëzor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian, Malcolm Turnbull.

Në lidhje me situatën e fundit në Siri, konkretisht në Gutën Lindore, Trump është shprehur: “Atë të cilën po bëjnë në periudhën e fundit në (Gutën Lindore) Siria (regjimi i Asadit), Rusia dhe Irani është një turp i madh njerëzor. Prania e SHBA-ve atje nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm se të eliminojë DEASH-in dhe të kthehet në shtëpi. Dhe këtë ne e kemi përfunduar në masë të madhe, por ajo çfarë po i bëjnë popullit atje këto tre vende është një turp”.

Ndërsa Turnbull në një vlerësim në lidhje me këtë çështje tha se gjakderdhja do të ndalë vetëm nëse gjendet një zgjidhje politike për krizën në Siri.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë ditën e djeshme bëri përgjegjës regjimin e Asadit, Rusinë dhe Iranin për sulmet e vazhdueshme në Gutën Lindore, por deklaroi se SHBA ndodhej në luftën kundër DEASH-it në Siri.

Sipas informacioneve të marra nga Qendra e Mbrojtjes Civile në Gutën Lindore, ka arritur në 334 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e ashpra të regjimit gjatë 4 ditëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button