Horoskopi ditor, e diel 25 shkurt 2018

Dashi

Për shkak te kontradiktave te shumta mes planetëve, jeta juaj ne çift nuk do jete aq e mire sot. Debatet nuk do kenë te mbaruar edhe për shkak te kokëfortësisë se te dyve. Beqarët do kërkojnë shume, por nuk do arrijnë te bëjnë për vete askënd. Fatmirësisht perspektivat financiare do jene te mira. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër pa pasur frike.

Demi

Priten probleme te shumta ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai qe keni ne krah nuk do iu dëgjojë se çfarë do thoni dhe do veproje sipas mendjes se tij. Beqaret, fale mbështetjes qe do iu japin yjet, do mund te gjejnë personin e tyre te ëndrrave dhe te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Ne planin financiar mund te përballeni me disa te papritura. Kujdes!
Binjaket

Personi qe keni ne krah do mundohet shume qe t’ua plotësojë te gjitha dëshirat sot ne mënyrë qe edhe ju te ndiheni sa me mire. Dita do jete me e bukur dhe plot ngjyra. Beqaret do i dëgjojnë shume ato qe do iu thonë disa te afërm dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Sektori i financave do jete mjaft i privilegjuar. Do ketë përmirësime te ndjeshme sot.
Gaforrja

Nuk do ndiheni shume rehat pranë partnerit tuaj sot dhe here pas here do vini ne pikëpyetje vazhdimësinë se bashku. E mira do ishte te flisnit hapur me te. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë atyre qe do iu propozojnë, por te tregohen me te matur. Ne planin financiar nuk është momenti te kryeni investime te mëdha sepse mund te rrezikoni shume.

Luani

Dite mjaft animuar kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. Do jeni tolerante dhe nuk do iu mungoje për asnjë moment komunikimi. Do bashkëpunoni gjithë kohës me partnerin. Jupiteri do jete si thike me dy presa për beqaret. Vërtet do keni takime, por personat nuk do jene ashtu si duken. Kujdes! Ne planin financiar do favorizohen transaksionet e mëdha.
Virgjeresha

Sot do iu duhet te bëni disa zgjedhje shume te rëndësishme qe do ndikojnë se tepërmi tek e ardhja juaj. Flisni sa me shume dhe bini dakord me atë qe keni ne krah. Beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë atë qe duan kështu qe do mbeten serish vetëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, madje po shpenzuar shume do keni probleme serioze.

Peshorja

Do dashuroni ashtu si e ndjeni sot pa menduar fare se çfarë thonë te tjerët. Do bëni shume mire, madje këtë duhet ta kishit bere me kohe. Beqaret me shume gjase do kenë takimin qe kane pritur prej kohesh dhe do ndihen për mrekulli. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave dhe te shmangni për disa kohe investimet e tejskajshme.

Akrepi

Urani do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift sot dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si ata e kishin menduar. Mundohuni ta përmbani veten ne disa situata sepse gjerat mund te marrin tatëpjetën. Beqaret do bëjnë çmos qe ta gjejnë personin e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Ne planin financiar yjet do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Do jeni me te qete.
Shigjetari

Do keni kontradikta te shumta me partnerin tuaj sot dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e keni dashur. Me mire qëndroni pak larg personit qe doni dhe mendoni seriozisht çfarë do bëni. Fale Uranit, beqaret mund te kenë një takim interesant me një person mjaft simpatik dhe serioz. Venusi do i mbroje financat tuaja gjithë kohës dhe nuk do keni asnjë te papritur.
Bricjapi

Harmonia do mbizotërojë sot gjate gjithë kohës dhe ju do ndiheni për mrekulli pranë atij qe dashuroni. Disa do bëjnë edhe plane për një fejese te mundshme. Ata qe janë vete do kenë disa takime interesante, por asnjëra nuk do shndërrohet ne një dashuri te madhe. Ne planin financiar do përballeni me situata jo te këndshme. Nuk do i kryeni dot shpenzimet qe kishit menduar.
Ujori

Ata qe janë ne një lidhje do jene me te predispozuar te tolerojnë dhe te tregohen te kuptueshëm. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë vetëm. Bëjini sytë katër nëse doni qe jeta juaj te ketë me tepër ngjyra. Financat do kenë goxha përmirësime. Filloni duke shlyer borxhet qe keni pasur e me pas kryeni ndonjë shpenzim te nevojshëm.
Peshqit

Jo vetëm qe marrëdhënia juaj ne çift do jete e mire, por shpesh do kaloni ne delir. Çdo gjë do iu duket një ëndërr e bukur nga e cila nuk do preferoni te zgjidheni shpejt. Beqaret do njihen me një person pas te cilit do fiksohen keq. Zemra juaj do rrahe qe me shikim te pare. Ne planin financiar do arrini te ruani një ekuilibër te mire dhe nuk do keni vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP