LOD 2018: Norvegjia me rekord prej 38 medaljeve të fituara

Ekipi olimpik i Norvegjisë i cili shkëlqen në Pyeongchang me 38 medalje të fituara, vendosi rekord të ri në Lojërat Olimpike Dimërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e parafundit të Olimpiadës në Korenë e Jugut skiatorët norvegjezë fituan medalje të bronztë në garën ekipore, ku në këtë mënyrë vendit të tyre i siguruan medaljen rekorde të 38-të.

Në këtë mënyrë Norvegjia thyen rekordin e tanishëm që e mbanin olimpikët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët në Vancouver 2010 fituan 37 medalje.

Norvegjia deri tani në Pyeongchang fitoi 13 medalje ari, 14 të argjendit dhe 11 të bronzit. Por, ky sukses i olimpikëve norvegjezë nuk garanton se do të jetë kombi më i suksesshëm në Kore, meqë Gjermania ka numrin e njëjtë të medaljeve të arit.

Rezultatin më të mirë deri në këto gara Norvegjia e ka pasur në Lillehammer 1994 dhe Sochi 2014, kur sportistët e tyre fituan 26 medalje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button