Komiteti i Helsinkit, partia në pushtet ka okupuar aparatin shtetëror

Të drejtat e njeriut edhe më tej shënojnë rënie në Maqedoni, por viti i kaluar ishte një ndër më dramatikët, kështu u tha gjatë promovimit të Raportit për vitin 2011 të Komitetit të Helsinkit në Maqedoni.

Maqedonia edhe më tej ‘kryeson’  listën e shteteve që nuk respektojnë të drejtat e njeriut, diskriminim ka kudo, por veçohet diskriminimi politik dhe kryesisht në administratën shtetërore, mbyllen media, ndërsa pushteti rrëzoi edhe bastionin e fundit ë mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Gjykatën kushtetuese.

Si alarmante paraqitet situata me policinë dhe organet e saj të cilat askush nuk i kontrollon, as shërbimet sekrete etj, dhe si shembull më të freskët kemi aksionin policor Monstrum, ku policia doli mke etiketime dhe bëri presion të drejtpërdrejt ndaj gjyqësorit, tha kryetari i Komitetit të Helsinkit, Gordan Kallajxhiev.

‘MPB në princip ka qasje të gabuar në paraqitjen publike, dalin me shumë më shumë informata dhe cilësime se sa që lejojnë pozicioni dhe interesat e hetuesisë, nuk kemi standarde për përcjelljen e aksioneve të policisë. Në Kroaci dhe në disa vende tjera ka zgjidhje si për shembull, prokuroria publike jep vizë për pres dhe se cka do të thuhet para publikut, sepse në këtë mënyrë policia bën presion ndaj gjyqësisë, në shumë vende, dalja me cilësime në aq fazë të hershme të procedurës llogaritet vepër penale ndaj gjyqësorit. Dhe ndalohet të dilet me detale nga aksionet e policisë’, tha Kalljaxhiev.

Sipas tij MPB i përdorë këto pres konferenca për promovim të sajin dhe të qeverisë, se ata janë shumë efikas etj, dhe për gjithçka tjetër është fajtore, prokuroria,  gjykata etj, ndërsa ata janë të suksesshëm.

Probleme serioze edhe më tej vërehen në gjyqësor, por edhe në trupa që duhet të jenë të pavaruar dhe të cilat duhet ta mbrojnë individin dhe të drejtat e njeriut siç janë  komisioni për Lustrim, Këshilli gjyqësor dhe i prokurorëve dhe më në fund siç shihni është sekret publik se edhe bastioni i fundit që ofronte njëfarë sistemi të kontrollit në demokracinë parlamentare në Maqedoni Gjykata kushtetuese, thjeshtë është përvetësuar nga pushteti, tha Uranija Pirova, nga Komiteti i Helsinkit.

Situatë dramatike vërehet edhe në media dhe të drejtat për shprehje të lirë.

‘U vërejt eskalim i fjalorit me urrejtje sidomos ndaj të gjithë atyre që kishin qëndrim kritik ndaj punës së qeverisë, edhe intelektualët janë tërhequr nga shprehja e qëndrimeve të tyre, nga frika se mund të etiketohen, sidomos nga mediat e afërta me qeverinë. Televizioni më i madh A1 u mbyll, gazetat Vreme, koha e re dhe Shpic, dhe gjithashtu blerja e korporatës MPM nga një kompani e afërt me qeverinë’.

Komiteti vëren se në vitin 2011-të, vërehet diskriminim më i madh në aspektin politik, sidomos në administratën shtetërore, punësimet bëhen në mënyrë partiake, edhe më tej më të diskriminuar janë romët, të cilët edhe krahas dekadës së romëve jetojnë në kushte shumë të vështira, ndërsa shumë fëmijë romë nuk marrin shkollimin e garantuar me kushtetutë, por dërgohen në shkolla për fëmijë me nevoja të posaçme.

Raporti përfshin institucionet me të cilat pjesa më e madhe e qytetarëve hasin në probleme, gjykatat, policinë, burgjet, ndërsa trajtojmë edhe fenomene të cilat drejtpërdrejt shkelin të drejtat e njeriut./Portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button