Sulme me autobomba në Somali, dhjetëra të vdekur

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur sipas vlerësimeve të para, si pasojë e dy sulmeve me autobombë mbrëmë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Shërbimit të Ambulancës në Somali, Dr. Abdulkadir Aden, në një deklaratë për AA tha se, në dy sulmet të kryera mbrëmë në Mogadishu kanë humbur jetën të paktën 21 persona, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë. Ai tha janë të shqetësuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Zyrtarët lokal njoftuan se sulmi i parë është kryer në afërsi të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Somali (NISA), pranë një hoteli të sapo hapur, ndërsa i dyti në një pikë kontrolli të sigurisë në afërsi të pallatit presidencial.

Ndërkohë zyrtarët e sigurisë njoftuan se të dy sulmet të cilat kishin për qëllim pallatin presidencial janë zmbrapsur, ndërsa janë vrarë 5 militantë me uniforma të policisë.

Organizata terroriste Esh-Shebab nëpërmjet organeve transmetuese të saj njoftoi se i ka marrë përsipër sulmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button