Vështirë krijohet tregu, edhe më vështirë tradita për produkte organike

Prodhuesit e produkteve organike, ankohen se në vend ende nuk është formuar tregu i duhur për produkte organike, ndërsa për tregjet në Evropë, ku ka kërkesë më të madhe, nuk kanë fuqi që të sigurojnë sasi.

Më shumë se 6.580 hektarë në Maqedoni kanë kaluar konvertimin e detyrueshëm prej tre viteve për prodhim organik, ndërsa numri i prodhuesve prej 50 në vitin 2005 tani është rritur në 780, por trend rritës ka vetëm në prodhimtari, e jo edhe në formimin e tregut adekuat. 

Valentina Kolar Jovanovska,menaxhere e njërës prej dy kompanive të akredituara për dhënien e certifikatave për prodhim organik, Ballkan biosert, konsideron se problemi kryesor është që një kohë të gjatë është investuar dhe punuar vetëm në prodhimtari, ndërsa nuk është bërë thuajse asgjë për zhvillimin e tregut vendor, e ajo duhet të zhvillohet paralelisht.

Edhe prodhuesit janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për treg që është në zhvillim dhe shprehi të pazhvilluar të popullatës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button