Kosovë, opozita nuk pret që demarkacioni të kalojë as të mërkurën

Për dallim nga një ditë më parë, zyrtarët qeveritarë dhe ata ndërkombëtarë kanë hezituar të flasin për mediat e shumta që kishin zënë një pjesë të hollit të kuvendit.

Zhvillimet e shumta brenda sallës së kuvendit shkaktuan lëvizje të shpeshta të deputetëve nëpër zyra të ndryshme të kuvendit, raporton KTV.

Pak minuta para se të niste seanca edhe ashtu me vonesë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i dërgoi porosi të qarta AAK-së.

Tha të ketë bindur PDK-në dhe Nismën me qëndrimet e partisë së tij dhe njëjtë po e presin përgjigjen edhe nga AAK-ja.

Nga ana tjetër, deputetët e pozitës kanë refuzuar të flasin për veprimet e mëtejme brenda seancës.

Ndërkaq, deputetëve të Vetëvendosjes edhe të premten iu desh të merreshin me bartjen e peticionit të mbi 200 mijë qytetarëve për demarkacionin.

E kur u shty sërish seanca për ratifikimin e demarkacionit për të mërkurën e javës së ardhshme, Rexhep Selimi nga kjo parti tha se nuk beson që kjo përpjekje do të ketë sukses.

Edhe të premten, brenda kuvendit qëndroi ambasadori amerikan, por i njëjti qëndroi shumë më pak se të enjten duke mos dashur që fare të flasë rreth situatës së krijuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button