Komuna e Tetovës shumë pak shfrytëzon paratë e BE-së

Zyra për zhvillim ekonomik në Tetovë sot në sallën e komunës së Tetovës ka mbajtur një prezantim me afaristët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Komunës së Tetovës.

Qëllimi i kësaj punëtorie ka  qenë që ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të njihen më mundësitë e shfrytëzimit të fondeve nga Bashkimi Evropian.
“Në komunën e Tetovës ka shumë pak ndërmarrje që shfrytëzojnë këto fonde” thotë Adelina Xhaferi, bashkëpunëtore për bashkëpunim me info qendrën e BE-së. 
“Për këtë qëllim, ne sot kemi organizuar këtë punëtori që ndërmarrjet afariste të njoftohen me mundësinë e shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian” – theksoi ajo.
Edhe pse Maqedonia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian ajo është duke shfrytëzuar fonde nga Bashkimi Evropian, fonde të cilat shfrytëzohen shumë pak nga ndërmarrjet e vogla të Komunës së Tetovës, të cilët kanë shumë pak njohuri për mundësitë e shfrytëzimit të këtyre fondeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button