Në Shqipëri janë konfirmuar 162 raste të fruthit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë në një deklaratë ka bërë të ditur se në janar të këtij viti u identifikua rasti i parë me sëmundjen e fruthit në Shqipëri dhe aktualisht janë 162 raste të konfirmuar me fruth, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky institucion, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, ka ndërmarrë një plan masash në përgjigje të kontrollit të situatës nga rastet e fruthit.

“Me zgjerimin e hartës së qarkullimit të fruthit edhe në vendet kufitare me Shqipërinë, si në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali e me tej në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovine, Kroaci, Rumani etj, rreziku i importimit u shtua. Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për parandalimin, kontrollin dhe eliminimin e shpërthimit epidemik të fruthit. Aktualisht po kryhet kontrolli në çdo qendër shëndetësore për evidentimin e të gjitha rasteve të dyshuara, kontrollin e imunizimit, kryesisht i vaksinës ndaj fruthit, zinxhirit ftohës, evidentimin e fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimi, etj”, theksohet në deklaratën e ministrisë.

Sipas këtij institucioni, janë siguruar 140 mijë doza shtesë të vaksinës së fruthit, ndërsa theksohet se të gjitha masat janë marrë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Më herët ishte raportuar për dy raste të vdekjeve të dyshuara nga fruthi në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Shqipërisë nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht rastet në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button