BE: Masakra në Gutën Lindore duhet të ndalohet menjëherë

 Bashkimi Evropian (BE), bëri thirrje për “ndalimin e menjëhershëm të masakrës në Gutën Lindore”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, në një deklaratë me shkrim, duke theksuar se qindra civië në mesin e të cilëve fëmijë dhe gra janë duke u shënjestruar qëllimisht dhe pa mëshirë, tha se “Masakra në Gutën Lindore duhet të ndalohet menjëherë”.

Ajo duke theksuar se është përgjegjësi morale që ndihma humanitare t’u jepet civilëve pa kufizime, ka thënë se të gjitha palët duke i dhënë fund urgjentisht dhunës duhet të parandalojnë humbjen e mëtejshme të jetës.

“BE nuk mund të gjejë fjalë për të shprehur zhvillimet e tmerrshme në Gutën Lindore”, ka shkruar Mogherini duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për t’i dhënë fund dhimbjes së popullatës në Gutën Lindore.

– “Regjimi sirian duhet të ndalojë së shënjestruari popullin e vet”

“Regjimi sirian duhet të ndalojë së shënjestruari popullin e vet dhe të përmbushë përgjegjësinë kryesore të tij për mbrojtjen e popullit”, ka theksuar Mogherini, në deklaratën e saj.

Mogherini gjithashtu duke shprehur mbështetje për thirrjen s së Kombeve të Bashkuara për armëpushim prej 30 ditëve, ka thënë se pret mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar në lidhje më këtë çështje.

– Sulmet ndaj Gutës Lindore

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astanë u shpall zonë e deeskalimit. Pavarësisht kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button