Gambia rishqyrton njohjen e Kosovës?

Ministri serb i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se gjatë bisedave me shefin e diplomacisë së Gambisë Usain Darbo, i ka propozuar që Gambia ta rishqyrtojë vendimin e vitit 2009 me të cilin e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Darbo, siç ka përcjellë FoNet, ka thënë se do të shqyrtohen disa hapa të ish-pushteteve dhe mendon se në një të ardhme të afërt do të merren vendime që do të forcojnë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Gambisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button