Në shkollat fillore të Gostivarit mbahen gara në shah

Nxënësit e shkollës fillore “Bashkimi” në Gostivar kanë zhvilluar gara në shah. Organizmi ka ardhur përmes Klubit të Shahut “Gostivari” dhe me mbështetje të Sektorit për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të zbulohen talente të reja në qytet të cilët në të ardhmen do të merreshin me këtë sport.

“Në të gjitha shkollat fillore të Gostivarit do të mbahen takime të tilla me filloristët deri në muajin qershor, ku edhe ata do të garojnë mes veti. Më të mirët, do të marrin pjesë në garën lokale të shahut që do të mbahet mes të gjitha shkollave fillore të qytetit”, tha Ahmet Sallmani, kryetar i Klubit të Shahut “Gostivari”.

Ideja e këtij organizmi ka lindur nga fakti që në Klubin e Shahut të Gostivarit sot ka anëtar të moshave mbi 40 vjeçare dhe me këtë të stimulohen grupmoshat e reja që do të merren me këtë sport në qytete dhe një ditë edhe ta përfaqësojnë Gostivarin në gara të rëndësishme në këtë sport.

Nga Sektori i arsimit të Komunës së Gostivarit i inkurajojnë prindërit e nxënësve të cilët e adhurojnë ose kanë afinitet për këtë lojë inteligjente, që  t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në Klubin e Shahut të Gostivarit.

Nga Klubi i Shahut “Gostivari” njoftojnë se në shkollën e tyre të shahut mund të regjistrohen fëmijë të moshës mbi 6 vjeç dhe se regjistrimet do të vazhdojnë deri me 10 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button