Bekteshi bën apel që sa më shpejt të votohet ligji për mbështetje financiare të investimeve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pret që Propozim-ligji për mbështetje financiare të investimeve, në një afat më të mundshëm të shkurtër të vihet në rend dite në seancën e Kuvendit, pasi pas përfundimit të procedurës vijuese të ENER-it dhe pas miratimit nga Qeveria do të hyjë në procedurë kuvendore.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve që sa më shpejt ta votojnë këtë ligj sepse është në interes të komunitetit të biznesit të Republikës së Maqedonisë dhe të fillojmë në praktikë ta realizojmë”, deklaroi sot Bkteshi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kur pret të miratohet ligji duke marrë parasysh gjendjes në punën e Kuvendit për shkak të Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Marrëveshjet e reja që i nënshkruajmë me investuesit, shtoi janë në suaza të ligjit që është propozuar nga Qeveria.

Bekteshi bën apel që sa më shpejt të votohet ligji për mbështetje financiare të investimeve

Me Ligjin e ri për mbështetjen e investimeve janë përfshirë dy shtyllat e para nga Plani qeveritar për rritje ekonomike. me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë përfshirë me shtyllën e tretë, si Ministria e Ekonomisë së bashku me Zyrën e kryetarit të Qeverisë për Çështje Ekpomike, përgatisin mënyrë si t’i subvencionojmë dhe të involvohen në ligjin apo me dispozita kalimtare apo me konkurs publik përmes Fondit për Inovacione dhe përmes sektorit të Ministrisë së Ekonomisë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, sqaroi Bekteshi.

Për draft versionin të ligjit për mbështetjen e investimeve, që para 15 muajve është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregullave elektronike mund të parashtrohen komente edhe 12 ditë.

Ministri Tevdovski i prezantoi ndryshimet në ligjin për furnizime publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button