Maska për fytyrë normale dhe të irrituar

Edhe lëkura normale irritohet lehtësisht, por mund të qetësohet me ndonjë maskë. Ja se si mund të bëni maska në shtëpi për kujdesin e lëkurës normale!

Konservuesit, emulgatorët, vajrat minerale dhe derivatet e tjera të naftës në preparatet kozmetike janë të dëmshme për lëkurë, tregojnë studimet e reja. Për fytyrë më të përshtatshme janë preparatet natyrore të freskëta.

1. Trangullin e prejmë në rrathë, sikurse për sallatë dhe i rendojmë në tërë fytyrën, këtë e heqim pas 20 min. Kjo përdoret si tonik freskues tek lëkura normale.

2. Përzieni dy lugë djathë të freskët, me një lugë mjaltë dhe dy pika vaji. Pastaj këtë masë e shpërndani në lëkurë plotësisht të pastër. E leni të qëndrojë 20 min. dhe pastaj e largoni me tampon pambuku të lagur në qumësht të vakët. Kjo maskë e freskon, e ushqen dhe e pastron lëkurën ..

3. Mollën e freskët e imtësoni në rende në anën më të imtë, dhe pastaj në fytyrën plotësisht të pastër e veni këtë maskë. Shtrihuni dhe pas 20 min. e hiqni me ujë të vakët. Do të vëreni se lëkura do të jetë shumë e freskët. Maska nga kjo formë e mollës do të jetë shumë e mirë për lëkurën normale, që nuk është as e thatë e as e yndyrshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button