Bogoevski: Mijallkov dhe Zvrlevski në DSK dhe kafene janë marrë vesh për montimin e rasteve gjyqësore

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, baxhanaku i tij, ish prokuror për krim të organizuar, Jovan Ilievski dhe ish shefi i Prokurorisë, Marko Zvërlevski, në DSK dhe kafene janë marrë vesh dhe i kanë dhënë urdhrat për lëndë proceset e montuara gjyqësore-politike, njofton Portalb.mk.

Këtë deklaratë, e ka thënë ish kryespiuni, Slobodan Bogoevski, i cili gjatë prezantimit të raportit “Nën llupë”, për analizë të 12 lëndëve të plotfuqishme penale. Bogoevski tha se, ka siguruar deklaratë nga dy udhëheqës të DSK-së për përsëritje të procedurës në të cilën ai ka qenë i dënuar, në rastin e njohur si “Agjenti”.

“Në ndërkohë, në përpjekjet që t’i mbledh të gjitha dëshmitë, kam mbledhur deklarata të dy udhëheqësve – kryeshefa në DSK, me të cilën ka udhëhequr famëkeqi Sasho Mijallkov”, tha Bogoevski.

Ai deklaroi se njëherë në javë në DSK janë mbledhur, Mijallkov, Zvëlrevski dhe Ilievski dhe e kanë qethur fatin e lëndëve gjyqësore-policore. Sipas deklaratave të kryeshevafe, takimet janë bërë një  herë nëjavë, ndërkaq shpesh herë janë mbajtur edhe nëpër kafene, ndërkaq kur, ashtu siç deklaroi Bogoevski, kanë qenë nën gjendje të alkoolizuar.

“Gjithçka është bërë me papërgjegjësi. A kemi ne gjyqësor, që të ndodh diçka që disa prej këtyre punëve asnjëherë më të mos ndodhin në shtet”, deklaroi Bogoevski, i cili, ashtu siç tha, tani për tani, nuk sheh përpjekje serioze për reforma, transmeton Makfaks.

Deklaratën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Ndryshe, sot mu për këtë arsye në Shkup kanë protestuar shqiptarët. Në protestë u shprehën kërkesa të qarta që të mos montohen raste të motivuara politikisht.

Protestë në Shkup: Të ndalohet montimi i rasteve me dëshmitarë të fshehur (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button