Fraksioni i Afrim Gashit: Bilall Kasamit i doli dardha me bisht

Fraksioni i Afrim Gashit, në Lëvizjen Besa, edhe sot ka vazhduar me akuza ndaj, kryetarit të fraksionit tjetër në Lëvizjen Besa, Bilall Kasami. Sipas tyre, organizator të, siç thonë atyre përçarjes në Lëvizjen Besa, kanë qenë Bilall Kasami, Arjanit Hoxha, Kastriot Rexhepi dhe Fadil Zendeli, njofton Portalb.mk.

“Plot dy muaj para të ndodhte shkarkimi i Kasamit, kur plot njerëz vullnetmirë ende e lusnin të lëshojë pe dhe shpresonin se ai do të ketë mëshirë për shpëtimin e Besës, ai së bashku me Arjanit Hoxhën, Kastriot Rexhepin dhe Fadil Zendelin – duke  ndjerë se ishin pakicë në agjendën e tyre përçarëse – e kishin përgatitur skenarin e shkatërrimit të Besës, duke i ndryshuar emrat e anëtarëve të Këshillit Qendror. Ata i kishin zgjedhur me kujdes emrat besnikë të këtyre katër falsifikuesve, i kishin dërguar në gjykatë si anëtarë të Këshillit Qendror dhe kishin shpresuar se kështu e kanë përfunduar agjendën. Por, dardha u doli me bisht. Ky skenar u zbulua dhe, përveç dështimit nga shumica reale në Këshillin dhe Kryesinë Qendrore, ata shpejt do të duhet të japin llogari edhe në gjykatë kur të ballafaqohen me padinë penale”, thuhet në kumtesën e dërguar nga fraksioni i Gashit në Lëvizjen BESA.

Në kumtesë kanë dërguar edhe disa emra, që sipas fraksionit të Gashit, e kanë organizuar skenarin e falsifikimit:

  1. Fadil Zendeli, ka vendosur që në këtë listë të përfaqësohet me këta njerëz:
  • Kurtish Salija nga Gostivari
  • Dervish Alimi nga Kërçova
  • Nusret Ziba nga Struga
  1. Arjanit Hoxha, përveç vetes së tij, në skenarin e falsifikimit i ka futur këta persona:
  • Ilir Hoxha nga Karposhi
  • Dritan Ramadani nga Kumanova
  • Amir Bajrami, nga Haraçina
  1. Kastriot Rexhepi në këtë skenar ka përfituar hise më të madhe të falsifikimit, duke vendosur disa persona të xhematit të tij:
  • Avni Salii nga Likova
  • Besnik Idrizi nga Buteli
  • Muhamed Curri nga Shutka
  • Fahrudin Ibrahimi nga Saraji
  • Rexhep Latifovski nga Studeniçani
  • Ramadan Neziri nga Çairi
  1. Ndërkaq pjesa tjetër e falsifikimit i ka mbetur Bilall Kasamit. Ai i ka shkruar këta emra:
  • Nuredin Deari nga Bogovina
  • Burhan Abazi nga Tetova
  • Semir Aimi nga Shkupi
  • Xhemil Fejzullahu nga Krusheva

Ndryshe, fraksioni i Lëvizjes Besa ku kryetar është Bilall Kasami kanë reaguar në lidhje me akuzat që këto ditë u bëhen, duke thënë se nuk do të merren me si që i quajtën “shpifjet dhe mashtrimet e Orhan Murtezanit edhe padronëve të tij nga rrjeti i shoqatave të dyshimta me qëllime antishqiptare. Nga 6 janari i këtij viti kemi angazhuar avokat i cili veç më ka përmbyllur disa lëndë që i janë dorëzuar organeve të drejtësisë kundër personit të apostrofuar dhe atyre që e rrethojnë atë për shpifje, mashtrim dhe keqpërdorim të simboleve të Lëvizjes Besa.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button