Iefemerida: Projekt-marrëveshja është përgatitur, ndodhet në duart e Ciprasit

Projekt-marrëveshja është përgatitur, ka rreth 20 faqe dhe ndodhet në duart e Aleksis Cipras, publikoi portali informativ grek Iefimerida.

Gazetari, duke iu referuar burimeve të tij, shkruan se projekt-marrëveshja nuk i përmban vetëm pozicionet greke, por i merr parasysh edhe pozicionet  e palës tjetër, ndërsa pasi dokumenti diplomatik do të marrë dritë të gjelbër nga qeveria greke, do t’i dorëzohet palës së Maqedonisë.

“Sipas informatave ekskluzive të Iefimeridës për përpilim të dokumentit diplomatik, nevojiten shumë orë pune, ndërsa fjalën e parë dhe të fundit e kishte personalisht Nikos Koxias i cili në periudhën e kaluar i intensifikoi përpjekjet diplomatike dhe me siguri shumë shpejt përsëri do ta vizitojë Shkupin me aeroplan që do të aterojë në aeroportin tani sapo të emëruar”, shkruan portali.

Siç  njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Iefimerida komentoi se tek pala greke ekziston optimizëm për arritje të marrëveshjes për shkak të rrethanave të volitshme, interesit ndërkombëtar, por edhe për shkak se qeveria aktuale në Shkup vazhdon me procedurat e vullnetit të mirë dhe jo vetëm që i riemëronte autostradën dhe aeroportin, por hoqi një nga përmendoret.

Iefimerida thekson se në mënyrë plotësuese edhe kryeministri Zaev, në çdo paraqitje të tij publike e përsërit vullnetin e qeverisë që të bëjë hapa drejt zgjidhjes.

Megjithatë, sipas portalit, ajo që e shqetëson palën greke, nuk është aq pozicioni i Shkupit tokë, por pozicioni i partnerit të koalicionit Panos Kamenos.

Greqia e mbështeti Maqedoninë për kyçje në Nismën Adriatiko-Joniane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button