MPPS siguroi 486 punësime për kohë të pacaktuar nëpër kopshte për fëmijë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se janë siguruar 226 vende të punës në kopshtet e fëmijëve, në të cilat shumë vite është punësuar kuadër për kohë të caktuar, ndërsa tani do të punësohet kuadër për kohë të pacaktuar, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtim nga Ministria e Financave për punësimet për kohë të pacaktuar të 226 vendeve të punës në institucionet publike për kopshte për fëmijë, për vende të punës të zbrazëta dhe në të cilat ka pasur punësime për kohë të caktuar. Me këtë hap MPPS e ndërpret gjendjen shumëvjeçare të pasigurisë së të punësuarve në kopshte, por edhe te prindërit dhe fëmijët.

Përveç kësaj, në drejtim të përmirësimit të gjendjes së ekipit në kopshtet e fëmijëve, MPPS siguroi nga Ministria e Financave edhe 260 punësime të reja për kohë të pacaktuar. Për atë qëllim janë siguruar mjete shtesë me buxhetin e vitit 2018 në shumë prej 70.000.000 denarëve.

Sipas analizave të MPPS-së shkatërrimi i sistemit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në dekadat e fundit ka shkaktuar mungesë të kuadrit në kopshte për rreth 2000 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button