Topalli: Shqipëria po i afrohet stacionit të integrimit

Ndonëse palët në komisionin e reformës zgjedhore duken larg konsensusit për dy prej çështjeve më të nxehta, si mënyra se si do të procedohet me hapjen e materialeve zgjedhore dhe formatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeparlamentarja Topalli shpreh optimizëm për përmbylljen e afërt të kësaj reforme.

Gjatë një aktiviteti me Federalistët e Rinj Europianë, Topalli pasi ka bërë një panoramë të situatës politike, ku me konsensusin e palëve kanë kaluar disa pr/ligje të rëndësishme, tha se Shqipëria po i afrohet stacionit të integrimit.

“Unë jam shumë optimiste se dhe reforma zgjedhore do finalizohet shumë shpejt. Reforma parlamentare do mbyllet në pak ditë dhe kështu edhe ne jemi të gatshëm për meritë jo për dhuratë, sepse asgjë nuk kemi marrë dhuratë në historinë tonë. Për meritë do bëjmë një hap tjetër, do vendosim një stacion tjetër në historinë tonë të integrimit drejt BE-së.”- deklaroi Topalli.

Ndërkaq Federalistët e Rinj Europianë deklaruan se puna e Kuvendit është gur themeli për integrimin europian të Shqipërisë. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button