Acari godet Evropën, meteorologët bëjnë thirrje: Pritet ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike

Moti i ngrohtë e me temperatura të larta, të pazakonshme për muajin shkurt, do t’ua lërë vendin ditëve të acarta. Sipas parashikimit të fundit të sinoptikanëve, ditët e ngrohta do të marrin fund të shtunën e të dielën, pasi një valë “e acartë” do të godasë pjesën më të madhe të Europës, transmeton Revista Class.

Kështu, sipas parashikimit të Meteoalb, një masë ajri shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të Kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe në gjithë Gadishullin Ballkanik.

Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete europiane, por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

Gjatë ditës së premte, moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar zonat lindore nga reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Ndërsa dita e shtunë, do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta, duke rrezikuar nga reshje të pakta jugun – juglindjen. Temperaturat e ajrit ulen mesatarisht 2°C në të dy ekstremumet ditore. Era do të fryjë kryesisht mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP