Çfarë përmban letra ‘sekrete’ në adresë të Meghan Markle, policia zbulon detaje për mesazhin racist

Policia e Britanisë së Madhe po vijon hetimin për letrën “raciste” me pluhur të bardhë që i është dërguar të fejuarës së Princit Harry, të mërkurën.

Sipas Evening Standard, raportohet se nga hetimet e para besohet se letra përmban një mesazh racist, transmeton Revista Class.

Gazeta shkruan se zyrtarët e policisë kundër terrorizmit u thirrën menjëherë pasi letra u pranua më 12 shkurt në një zyrë në Pallatin St James, në qendër të Londrës. Por pas analizave të kryera, rezultoi se pluhuri ishte i parrezikshëm.

E kontaktuar nga AFP, zyra e shtypit pranë Princit Harry ka refuzuar të komentojë mbi këtë raport.

“Policia është duke hetuar, pasi një pako me një substancë u dërgua në Pallatin St. James të hënën, më 12 shkurt”,- tha policia në një deklaratë.

“Substanca, pas analizave të kryera, rezultoi e parrezikshme. Po hetohet gjithashtu edhe për një pretendim në lidhje me disa mesazhe dashakeqëse në të njëjtën pako”,- thuhet në deklaratë.

Evening Standard shkruan se oficerët e policisë po hetojnë për mundësinë që incidenti mund të jetë i lidhur me një pako që përmbante pluhur të bardhë dhe që u dërgua në parlamentin britanik më 13 shkurt.

Ngacmimet e mediave për të dashurën, Harry i bëri publike qysh në vitin 2016 kur ata sapo kishin nisur të frekuentoheshin bashkë. Mes tyre, kishte edhe mjaft mesazhe raciste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button