Shqiptarët kryesojnë listat e parashikimeve të Eurovision 2018

Festivali europian i këngës, Eurovision 2018, pritet të jetë i veçantë këtë vit.  3 këngëtarë me origjinë shqiptare, edhe pse përfaqësojnë shtete të ndryshme, do të performojnë në skenën e Eurovision në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë, transmeton Revista Class.

‘Wiwibloggs’, blogu zyrtar i ‘Eurovision’, ka bërë publike se pretendenti i çmimit të madh, i cili kryeson në listë është shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën ‘Non mi avete fatto niente’ (Nuk më keni bërë asgjë) të cilët përfaqësojnë Italinë.

Në vendin e dytë renditet Spanja, në vendin e tretë Franca dhe në vendin e katërt Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button