Para se të dalësh në takim me atë çunin që njohe në internet, ja ç’duhet të dish

Dashuria është kudo. Madje edhe në internet. Po njihesh me dikë online dhe do të krijosh diçka më shumë se sa thjesht një njohje? Para se të dalësh në takim duhet të kesh parasysh disa gjëra, transmeton Tiranapost.al.

 Mos harro kurrë se do dalësh me një të panjohur

Mos e harro asnjëherë se në fund të fundit sado që të keni folur, jeni dy të huaj. Përsoni nga ana tetër mund të të ketë gënjyer në disa gjëra që mund të jetë momenti t`i marrësh vesh që në takimin e parë. Për të mos u zhgënjyer, duhet ta dish që në fillim.

Dëgjoji ndjenjat, por ji me këmbë në tokë

Kushedi se sa fantazi ke krijuar me veten tënde. Ndjenjave jepi rëndësi, por qëndro me këmbë në tokë. Me mendje të kthjellët do ta kesh më të lehtë.

Limitoji mesazhet pak para takimit. Më pak mesazhe dhe më pak idealizim

Lëre një periudhë reflektimi pak para se të takoheni. Mos e mbyt veten dhe as personin në anën tjetër.

Mos dërgo shumë mesazhe kur nuk merr përgjigje

Nëse i shkruan njëherë, dy herë, tre herë dhe nuk merr përgjigje, lëre. Mos i shkruaj më. Mos e bëj qendrën e botës tënde se mbase nuk je e atij.

Kaloje nën lupë marrëdhënien e këtij njeriu me familjarët e tij ose miqtë

A flet për ta? Çfarë thotë? Bëhu skeptike, por pa e tepruar.

Kërkoji të të qartësojë. Hapur fare pyete: A është kjo një aventurë për të?

Pyete para se ta takosh. Nëse të thotë se kjo është një aventurë e kështu e ashtu, për çfarë do dalësh? Ah, veçse nëse edhe ti po kërkoje një aventurë. Po mbaj parasysh që mund të jetë e rrezikshme se ende nuk e njeh.

Mos u shpërnda me shumë njerëz

Nëse po flet me disa, mos dil me të gjithë njëherësh. Kjo do të të konfuzojë e nuk do dish as se kush është ai njeri e as se çfarë do ti për veten./Tiranapost.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button