Junker, Mogerini dhe Han të dielën në Maqedoni: Cila është porosia?

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, të dielën vjen në vizitë zyrtare në Maqedoni, bashkë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini dhe komesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, njofton Portalb.mk.

Tani për tani është e ditur që do të kenë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe me presidentin, Gjorge Ivanov, por nuk përjashtohet mundësia për takime tjera.

Junker dhe Zaev, do të mbajnë takim të përbashkët, konfirmuan nga Komisioni Evropian.

Nga Komisioni Evropian tani për tani refuzojnë që të japin detaje rreth porosive të cilat do t’ua dërgojnë përfaqësuesve të Maqedonisë, veçmas në lidhje me çështjen e zgjidhjes së emrit.

Ndërkaq, nga Qeveria e Maqedonisë, vlerësojnë se “ky është moment kryesor për prezantimin e Strategjisë, por edhe inkurajim për qeveritë që t’i miratojnë përpjekjet për arritje të qëllimeve të reja”.

Ashtu siç ka thënë disa herë, zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Strategjia është e mirë për Maqedoninë, pasi që valorizohen sukseset e vendit në lidhje me reformat.

Ai pret që Raporti i Komisionit Evropian për progres të vendit, i cili do të publikohet më 7 prill, duhet të sjell rekomandim për fillim të negociatave.

Cila është porosia?

Junker, vizitën e paralajmëroi gjatë prezantimit të strategjisë më 6 shkurt, titulli i të cilit ishte “Ballkani është pjesë integrale e Evropës”.

Zhan Klod Junker

Por, qëllimi i Strategjisë është Ballkani Perëndimore të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ndërkaq deri atje rruga është e gjatë, e cila kërkon shumë punë, transmeton Portalb.mk.

Kjo është pjesë e porosisë që në Maqedonia do ta sjell Junker, gjatë vizitës së tij.

Juker do t’i vizitojë të gjithë vendet ballkanike, që t’ua prezantojë personalisht strategjinë që e ka iniciuar mu ai në shtator të vitit 2017, kur deklaroi se BE do duhet të japë perspektivë kredibile për anëtarësim të Ballkanit në BE. Pak më vonë, në nëntor, ai shtoi se, sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi, do të bëhen anëtare të BE-së përpara vitit 2025.

“Dua të përsëris bindjen time se është e patjetërsueshme që ta perspektivën për anëtarësim duhet ta mbajmë të hapur për Ballkanin Perëndimor. Ashtu siç shihet nuk është e mundur që të pranojmë anëtare të reja në vitin 2018 (në vitin 2019 mbaron mandati i Junkerit), por dua që perspektiva evropiane të mos shihet si ftesë, por si nevojë në kontinuitet për këtë pjesë të Evropës”, ka porositur Junker.

Pa konsensus nacional me zemër dhe mendje nuk ka hyrje në BE

Fillimisht, Komisioni nga Ballkani që ta përforcojnë shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit pasi që gjithandej në Ballkan zotëron ndjenja se disa njerëz nuk munden të dënohet. Nga ana tjetër, mediat në të njëjtat vende janë nën kontrollin e pushtetit.

E dyta, ekonomitë e vendeve ballkanike nuk janë kompetitive dhe ekonomia gjithashtu është nën kontroll të pushtetit. Kësaj gjithashtu duhet t’i jepet fund, që vendet të mundin të përparojnë drejt BE-së dhe që të munden të hapin vende pune, veçmas për të rinjtë.

E treta, kontestet bilaterale patjetër duhet që të zgjidhen. Komisioni ka porositur që vendet me probleme nuk do të pranohen në BE, ndërkaq zgjidhje të përhershme patjetër duhet të ketë, përcjellë Portalb.mk.

E katërta, gjithashtu shumë e rëndësishme edhe si pikat paraprake, është konsensusi i shteteve për hyrje në BE: konsensus politik dhe shoqëror, me të cilin qytetarët do ta japin “mbështetjen e tyre edhe me zemër, por edhe mendje”, thuhet në strategji.

Shkurt, porosia e Komisionit është – nëse doni hyrje në BE, aksioni duhet të fillojë, menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button