Wohlers do t’i mësojë mediat për rolin e tyre në kohezionin e shoqërisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Paul Wohlers do të mbajë fjalim në hapjen zyrtare të konferencës tre-ditore për rolin e mediave në kohezionin shoqëror. Tema e konferencës, e organizuar nga Ambasada e SHBA-ve, është “Ndërto ose rrëno: mediat në kohezionin shoqëror”.

Pritet që në këtë konferencë të jenë prezentë gazetarë dhe redaktorë nga Maqedonia dhe Kosova për të eksploruar këtë temë dhe për të shkëmbyer mendime përmes prezantimeve, diskutimeve dhe sesioneve interaktive.

Ekspertët amerikanë Jamiah Adams, eksperte për media sociale dhe producente e pavarur, dhe Teri Schultz, gazetare e pavarur dhe këshilltare për media, do të jenë ligjëruesit kryesorë të konferencës, që gjithashtu do të përfshijë edhe prezantime nga Instituti i Maqedonisë për media. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button