Ndërroi jetë një polic spanjoll pas përleshjeve me tifozët rusë të futbollit (FOTO/VIDEO)

Një polic spanjoll ka vdekur pasi forcat e sigurisë janë përleshur me tifozët e klubit rus të futbollit, Spartak Moska, në qytetin Bilbao të Spanjës, ku është zhvilluar një ndeshje e Ligës Evropiane.

Incidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ka rritur shqetësimet pasi Rusia, pas më pak se katër muajsh, do të jetë nikoqire e Kupës së Botës, transmeton REL.

Autoritetet baske në veri të Spanjës thanë se polici dyshohet se ka vdekur nga sulmi në zemër, pas përleshjeve me tifozët jashtë stadiumit San Mames, ku është zhvilluar ndeshja midis Atletiko Bilbaos dhe Spartak Moskës.

Në incident është plagosur edhe një rus, ndërsa janë arrestuar pesë veta, tha policia.

Të enjten, policia gjermane ka arrestuar një rus të dyshuar për plagosjen serioze të një tifozi britanik të futbollit, gjatë Kampionatit Evropian në Francë, dy vjet më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP