Omer Bunjaku drejtor sportiv i Shkupit

Omer Bunjaku në të ardhmen do të ushtrojë edhe detyrën e derjtorit sportiv te FC Shkupi. Bunjaku ka marë besimin nga drejtuesit e klubit dhe përpos pozitës së nënkryetari të klubit , tani do të jetë në postin e drejtorit sportiv, deri në fund të këtij sezoni.

“Është një nder për mua që drejtuesit e klubit kanë treguar besim të madh tek unë dhe më kanë dhënë mundësi që të ushtrojë detyrën e re. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua, por edhe një shtytje , një nxitje që të dëshmojë vetëm edhe në këtë detyrë, për të cilën kam marë përkrahjen e plotë nga të gjithë. Mirëpo mund të t’iu them se kënaqësi e veçantë për mua është që pronari i klubit Shefshet Demiri, ka qenë iniciatori kryesor që të marë këtë detyrë, andaj besoj se me punë dhe përkushtim të plotë, do të arsyetojë besimin e tij , por edhe Bordit Drejtues të klubit. Natyrisht si klubi ashtu edhe unë , ndalgadal do të shkojmë drejt struktuimit të plotë, që në sezonin e ardhshëm të vendosim themelet edhe më të forta të struktuimit të brendshëm , me qëllim që FC Shkupi të ngritet në nivelet të më të larta të funksionimit dhe të vendos standarde evropiane si në pjesën organizative , ashtu edhe në atë të funksionimit të brendshëm” tha mes tjerash Bunjaku.

Përndryshe Bunjaku beson se me ndryshimet e reja, FC Shkupi do të jetë në rrugë të mbarë të zhvillimit të plotë, ndërsa premtoi se në detyrën e re do të jep maksimumin për të asyetuar përgjegjësinë e marë nga drejtuesit e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP