LSDM: Na duhet NATO që të mos eskalojë situata

Kryetari i Këshillit të sigurisë dhe integrimet në NATO të LSDM-së, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes që kishte realizuar ky këshill, tha se ngjarjet e fundit në Maqedoni po shkojnë në drejtim negativ dhe deri më tani nuk ka paralajmërime se ekziston madje vetëm një përgjigje institucionale nga ana e organeve shtetërore përgjegjës për këtë punë të cilat do ta orientojnë, do ta menaxhojnë dhe kontrollojnë dhe më në fund ta ndërprejnë këtë vazhdimësi të ngjarjeve. 

“Këshilli për çështje të sigurisë dhe për integrimet në NATO i LSDM-së është i brengosur për zhvillimin e ngjarjeve të cilat po eskalojnë, dhe në këtë aspekt ne jemi të gatshëm të pranojmë se problemet ndëretnike nuk janë të shumta në këtë shtet, mirëpo se me vite të tëra i kemi në një formë apo në një tjetër. Në vitin 2001 kishim probleme në këtë sferë, probleme këto të cilat sollën deri në një konflikt të brendshëm. Mirëpo, tani kemi një moment të ri i cili po shfaqet për herë të parë gjatë muajve të fundit në një formë masovike në një Maqedoni të pavarur, është ky elementi religjioz i cili vetëm përkeqëson situatën e cila më herë ekzistonte në sferën e marrëdhënieve ndëretnike”, deklaroi Pendarovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button