Lideri i VMRO-së, Mickoski thotë se do ta kthejë bustin e Qoses

VMRO DPMNE-ja opozitare ka dënuar aktin e largimit të përmendores së Qoses para gjykatës në Shkup. Në reagimin e partisë së Mickoskit thuhet se Qeveria e LSDM-së ngjason me talebanët në Afganistan dhe ISIS-in në Irak dhe Siri të cilët shkatërrojnë përmendore nga historia e Maqedonisë. Ai ka thënë po ashtu se, një ditë ajo përmendore do të vendoset në vendin ku i takon dhe se këta njerëz do të turpërohen me veprimet që po bëjnë sot., transmeton Alsat M.

“Ne nuk mund të bëhemi shtet që turpërohet dhe nënçmon heronjtë. unë refuzoj të ndaj vlera të tilla. Një gjë është e sigurt: do të vijë dita që përmendorja do të vendoset në vendin ku e meriton. Njëkohësisht do të vijë dita kur këta njerëz që po bëjnë këto gjera do të turpërohen këto që po bëjnë” deklaroi kryetar i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski. 

Ndryshe, Busti i Andon Qoses mbrëmë është larguar prej përpara Gjykatës Supreme të Shkupit dhe është dërguar në dërguar në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit.

Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së.

Shkup, është larguar nga vendi busti i likuiduesit të VMRO-së Andon Qoses (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP