Manastir: Arrestohet një biznesmen shqiptar, akuzohet për trafikim cigaresh

Policia ka arrestuar Skender Klenjën, biznesmen nga Manastiri me dyshimin se ai ka bërë trafikimin e cigareve. Sipas policisë, ai së bashku me një kompani bullgare të shtunën, me një kamion kanë bërë trafikim të cigareve të kamufluara në thasë patatesh. 

Aty u gjetën 600 pako cigaresh të fshehura në 470 thasë me patate. Cigaret janë të llojeve “Gold Mount” dhe “Super Slim”, vlera e të cilave në treg shkon në milion euro. Cigaret e kontrabanduara ishin dedikuar për në tregun evropian, gjegjësisht në Britani të Madhe. 

Nën pranga u vu dhe shoferi i kamionit që kishte brenda cigaret  Borislav Stojanov nga Sofja.
Klenja i kishte lënë me qira për 400 euro magazinën e tij kompanisë bullgare e cila është prezantuar si transportuese e patateve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button