Rihanna së shpejti edhe në Playboy

Rihanna ka marrë një ofertë disa milionëshe, që të zhvishet për revistën Playboy, ndërsa është duke menduar rreth saj. Bosi i revistës për meshkuj, Hugh Hefner, konsideron se 24-vjeçarja, mund të thyejë rekordet e shitjes për shkak të popullaritetit të madh që ka.

Emirates247 thotë se krijuesja e hitit “We Found Love” është e interesuar, mirëpo frikësohet për ndikimin që mund të ketë te fansat e saj.

Në ndërkohë që të hënën Rihanna është dërguar në spital, pas një dehje në New York. Megjithatë, pas trajtimit që ka marrë nga mjekët ajo është ka shkuar në shtëpi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button