Veseli: Duam që deri të mërkurën të votohet demarkacioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk ka patriotizëm më të madh se sa të votohet me konsensus të plotë marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, pasi vetëm kështu hapet perspektivë vendit dhe lëvizja e lirë e qytetarëve, përcjell Koha.net. 

Veseli pasi i njoftojë deputetët në sallë për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme për nesër, doli edhe para mediave, ku thanë se janë në rrugë të mirë që të jenë unik në seancën e nesërme, duke shtuar se duan që deri të mërkurën të përfundojë çështja e ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, transmeton kp .

Duke folur për takimin me një pjesë të opozitës, pozitës, ambasadorit amerikan Greg Delaëie dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se ishte një takim i mirë dhe do ta arrijnë që të jenë unik në seancë.

“Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi të përfundon, jemi në rrugë të mirë, kërkojë përkrahje nga ju media, nga gjithë qytetarët, nga çdo faktor, që të arrijmë konsesusin dhe për atë çdo deputetë i Kuvendit që e donë atdheun e vet, që e donë shtetin e vet, nuk ka patriotizëm më të madh se sa sot, nesër, pasnesër kurdo që është seancën e jashtëzakonshme me konsensus të plotë pozitë dhe opozitë, se sa me votu ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit, t’i hapim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik më tepër se sa debateve shterpe në mes vete për patriotizmin formal, tërë jemi patriot, tërë e duam Kosovën, njerëzit duan të lëvizin lirshëm dhe Kosova duhet ta ketë perspektivë, mos ta ndien vetën as qytetarët as shteti pjesë e lërë anash nga integrimet euro-atlantike“, tha Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button