Edhe Ziadin Sela reagoi për heqjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Lideri i Aleancës së Shqiptarëve dhe deputeti, Ziadin Sela nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “facebook” ka reaguar në vendimin e Ministrisë së Arsimit për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që të emërojë dhe shkarkojë drejtorë në komunë, transmeton Portalb.mk.

Ai vlerëson se këto tendenca po bëhen për shpërqëndrim vëmendjeje nga gjërat që i kanë bërë.

“E vërteta e raportit të Transparency Interenational ku Maqedonia radhitet e 107 ne botë për nga indeksi i korrupsionit, financimi i fushatës elektorale të BDI-së me fonde publike nga ndërrmarje publike të udhëhequra nga kuadro të po kësaj partie nuk mund të mbulohet me marrjen e kompetencave në arsim të Komunës së Gostivarit. Njëherit tendencat e “hallës Deskë” që Komuna e Gostivarit të shërbejë si objekt shpërqëndrimi vëmendjeje nga korrupsioni dhe “synetia” e krerëve të BDI-së (që, besa, është e nevojshme) me kosto gjashtëqind mijë euro fonde nga Ministria e Kulturës, është njëjtë sikur të mundohesh të mbulosh diellin me shoshë…”

Ndryshe, Ministria e Arsimit dje mori vendim me të cilin kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit i merren kompetencat në arsim, në pjesën e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve nëpër shkolla fillore, kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Surija Rashidi nga Aleanca e Shqiptarëve në seancën parlamentare.

Ministrja tha se vendimi për marrjen e kompetencave vjen pas kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit sepse kryetari ka shkarkuar dhe emëruar drejtorë jashtë procedurës ligjore. Deskoska gjithashtu tha se janë anuluar edhe të gjithë vendimet e Taravarit për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat e Gostivarit.

Reagon Taravari: Zaev ia mori ingerencat Komunës së Gostivarit dhe ia dha BDI-së

I janë marrë kompetencat Taravarit për të shkarkuar dhe emëruar drejtorë në shkollat e Gostivarit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button