Air France në grevë, anulohen fluturimet ndërkombëtare

Për shkak të grevës së nisur nga punonjësit e kompanisë ajrore francezë Air France për të protestuar ndaj kushteve të punës dhe politikës së pagave, janë anuluar gjysma e fluturimeve ndërkombëtare me distancë të largët me nisje nga Franca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga 10 sindikata të ndara që përfaqësojnë punonjësit e Air France, është njoftuar se kanë marrë vendimin për grevë, për të protestuar për kushtet e punës që ofron kompania dhe me kërkesën për të rritur pagat me 6 për qind.

Në deklaratën ku rikujtohet se në 8 vitet e fundit, janë pushuar nga puna 15 mijë punonjës në Air France, thuhet se kompania ka treguar si arsyetim përkeqësimin e kushteve ekonomike të kompanisë dhe se kjo situatë tashmë “është bërë e padurueshme”.

Gjithashtu edhe pilotët, ekipet e fluturimeve dhe punonjësit e shërbimeve të tjera të lidhur me Sindikatën e Pilotëve të Air France (SPAF) dhe të gjithë sindikatat e tjera kanë njoftuar se do të zhvillojnë një protestë në qendrën e përgjithshme që ndodhet në Roissy.

Ndërkohë që drejtuesit e Air France kanë njoftuar se për shkak të grevës me një pjesëmarrje të lartë janë anuluar 50 për qind e fluturimeve ndërkombëtare me distancë të largët me nisje nga Franca.

Kompania njoftoi gjithashtu se nuk do të mund të realizohen edhe një pjesë e rëndësishme e fluturimeve të brendshme.

Franck Terner, drejtori i përgjithshëm i Air France, në një deklaratë në kanalin televiziv France Info, argumentoi se është e pamundur që punonjësit të marrin një rritje page prej 6 për qind, duke u shprehur se “Air France nuk ka asnjë mundësi për të përmbushur këtë kërkesë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button