Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski dhe Kërste Mukovski mbetet në paraburgim

Deputeti Sasho Vasilevski, Kërste Mukovski, shefi i MPB-së, Dushko Llazarov, shefi i sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski dhe shefi i njësive speciale Mitko Peshov, mbesin në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit i konfirmoi vendimet e Gjykatës Penale.

Gjykata e Apelit sot duhet t’i shqyrtojë ankesat edhe të deputetit Lupço Dimovski.

Gjykata e Apelit Shkup dje ua ndryshoi masën paraburgim në paraburgim shtëpiak deputetit Luben Aranaudov dhe të organizatorëve të protestave për “Maqedoni të përbashkët” Boris Damovski dhe Bogdan Ileevski, të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Paraburgim shtëpiak dhe marrjen të pasaportës Apeli u përcaktoi edhe Jane Çentos, Ivan Cvetanovskit i cili ka punuar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe Oliver Radulovit nga DSK-ja.

Deputeti Arnaudov dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët” Damovski dhe Ilievski do të dalin nga burgu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button