Nikollai Wammen për vizitë në Shkup

Ministri për çështje evropiane i Danimarkës, Nikolai Wammen, i cili udhëheq kryesimin danez me Bashkimin Evropian (BE) sot ka mbërritur për vizitë zyrtare në Maqedoni. 

Pjesë e agjendës së zyrtarit të lartë të Danimarkës, vendi i cili kryeson me Bashkimin Evropian deri në muajin e ardhshëm, do të jenë vlerësimi për reformat në kuadër të procesit të integrimeve evropiane si dhe zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Maqedoni. 

Wammen do të takohet me zëvendëskryeministren për Eurointegrime të Maqedonisë, Teuta Arifi, kryetarin e vendit Gjorgje Ivanov, si dhe takime do të mbajë edhe me Këshillin Kombëtar për Eurointegrime dhe komisionet parlamentare për bashkëpunim evropian, komisionin e politikës së jashtme, komisionin për çështje evropiane, etj. 

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë danez në cilësinë e kryesimit me BE-në vjen në fund të mandatit dhe skadimit të presidencës daneze. Wammen gjatë marrjes së presidencës me BE në janar të këtij viti kishte paralajmëruar se zgjerimi do të jetë në agjendën parësore të presidencës daneze./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button