Shpërthim në një minierë në Shqipëri, 5 të plagosur

Pesë minatorë në një fshat të Bashkisë Klos në Shqipëri janë plagosur, si pasojë e shpërthimit të një mine në galerinë e një miniere, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga informacionet paraprake të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër mësohet se në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, të Bashkisë Klos, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.

“Nga grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës gjatë punës, dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të gjithë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP