Gruevski në Kinë, prezanton mundësitë për investime në Maqedoni

Kryeministri Gruevski me një delegacion të madh qeveritar sot vizitën zyrtare në Kinë e fillon me pjesëmarrjen në forumin ekonomik të organizuar Këshilli kinez për promovimin e bashkëpunimit  dhe tregtisë ndërkombëtare.

Në suaza të forumit  do të nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Agjencionit për investime të huaja dhe ndikimit të eksportit  si dhe Këshillit kinez.

Gruevski do të realizojë takim edhe me kryeministrin kinez, Ven Xhiabao dhe do ti drejtohet biznis forumit për tërheqjen e investimeve të huaja, me ç’rast do të promovojë mundësitë për investime në Maqedoni.

Gruevski në Kinë shoqërohet nga zv/kryeministri për çështje evropiane Vlladimir Peshevski, 
Ministri për investime të huaja Vele Samak dhe drejtori i Agjencionit për investime  të huaja Visar Fida.

Vizita e delegacionit të Maqedonisë në Kina mbaron të premten me prezantimin e mundësive për investim në Maqedoni, që do të zhvillohet në Hong Kong, me ç’rast Gruevski do të takohet edhe me shefit e rajonit special administrativ të Hong Kongut, Donald Xhang. /Portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button