Zekiri kërkon që MPB t’i ndjek reisin Rexhepi dhe peshkopin Agatangell

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot në seancën kuvendore, ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse do të marrin masa kundër reisit Rexhepi dhe peshkopit Agatangell, pasi që sipas tij, kanë bërë veprime të palejueshme në publik, njofton Portalb.mk.

“Bashkësitë fetare nuk janë mbi ligjet. Në rrjetet sociale ka fotografi të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame me armë në duar, që është e palejueshme. A do të ndërmarrë diçka MPB? Dhe a do të ndërmarrë masa MPB kundër peshkopit Agatangell, i cili me deklratat e tij nxit urrejtje mes qytetarëve dhe bën thirrje për gjakderdhje”, pyeti deputeti Zekiri.

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu tha se nëse mblidhen dëshmi të mjaftueshme, ministria do të veprojë. Ai shtoi se deputetit, në mënyrë të shkruar do t’i plotësisht pyetjes së tij.

Kolumna e peshkopi Agatangell që i referohet Zekiri: Maqedonia dhe mundësia e saj historike

Fotografia e cila është shpërndarë nëpër rrjetet sociale

Fotografia e reis Sulejman Rexhepit, e cila është shpërndarë nëpër rrjetet sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP