Ministri i Kulturës, Allagjozovski: Është rritur katërfish mbështetja për kulturën e shqiptarëve në Maqedoni

Mbështetja për kulturën në Republikën e Maqedonisë për qytetarët shqiptarë është rritur katërfish lidhur me të gjithë praktikat e deritanishme. Ky si dhe shumë projekte të mëdha për rinovim dhe ndërtim të Teatrit të Tetovës dhe Teatrit Shqiptar, Ditët e Naimit dhe një numër të madh të manifestimeve të përmbajtura në Programin vjetor garantojnë se sivjet do të ketë program të pasur dhe cilësor për qytetarët shqiptarë, tha ministri i Kulturës Robert Allagjozovski.

Ai duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve për mjetet e ndara për kulturë në kuadër të Programit vjetor dhe siç tha deputeti Syrija Rushiti, për mjetet e pakta për kulturën shqiptare dhe keqpërdorimet gjatë ndarjes, tha se gjithë diskutimi për gjoja parregullsi është rezultat i transparencës së Qeverisë dhe gatishmërisë që të publikohen të gjitha të dhënat e lidhura me komisionet dhe fituesit.

“Ne jemi ata të cilët i bëmë thirrje opinionit që të na njoftojë ne dhe kompetencat e tjera nëse kanë indikacione për ndonjë parregullsi që të mund të ndiqen procedura”, tha Allagjozovski, duke shtuar se transparenca e këtilla ka munguar gjatë pushtetit të kaluar.

Projektet kontestuese, tha, nuk janë më shumë se rreth njëzet, ndërsa mjetet të cilat janë aprovuar nuk janë as një për qind nga mjetet për programin e përgjithshëm vjetor.

“Lidhur me diskutimet për konflikt të mundshëm të interesave mund të them se të gjithë anëtarët e komisioneve e tërhoqën pjesëmarrjen e tyre në projektet për të cilët ata një pjesë kanë vendosur vetë. Pas presionit plotësues nga opinioni, kishte tre projekte kontestuese, të cilët vetë pjesëmarrësit i tërhoqën”, tha Allagjozovski.

Shtoi se edhe projektet e miratuara lidhur me ndikimin e mundshëm në kabinet dhe njerëz të afërt me sekretarin shtetëror gjithashtu janë tërhequr.

LEXO EDHE: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button