Asani: BDI-në e kam financuar me 5% të rrogës sime dhe jo me paratë e Hekurdhave

Akuzat e komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe kryetarit të saj se ndërmarrja Publike ”Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura” (HMI) është financues i partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim, janë të pavërteta dhe dashakeqe”, ka reaguar sot drejtori i HMI, Irfan Asani.

Sipas tij, kryetari i këtij komisioni Igor Tanturovski duke dashur ta mbulojë punën e tij, siç thotë jo efikase, por edhe të komisionit në përgjithësi, nëpërmjet informatave të pavërtetave para opinionit publik mundohet të arsyetojë pagat e tyre mujore.

“Dëshmi se ky komision shtetëror nuk din t’i lexojë në mënyrë të drejtë janë edhe dokumentet dhe vërtetimet e mia të dorëzuara në formë të shkruar deri te ata me të cilat jap pëlqim që një pjesë e rrogës sime mujore të shkojnë në formë donacioni për BDI-në. Në shkresën time deri te komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit e kam dërguar si dëshmi të shkruar në letër me të cilin vërtetoj se 5% nga të ardhurat e mia personale mujore, përkatësisht të rrogës sime të shkojnë si donacion për BDI-në, e jo mjetet financiare të ndërmarrjes Publike në të cilën jam drejtor, ashtu siç po mundohet të prezantojë ky komision i cili me informata të pavërteta mundohet ta arsyetojë jo efikasitetin e punës së saj para opinionit“. Vallë, a duhet këtij komisioni t’i tregojmë se si dhe ku i shpenzojmë të ardhurat tona personale. Njëherit për shkak të njollosjes të dinjitetit tim personal kundër komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe kryetarit të saj do të ndërmarrë masa adekuate juridike dhe do të ngre padi penale”, thotë Asani.

Asani më tej thotë se ka dorëzuar raport në Komisionin Antikorrupsion si dëshmi se 5% nga të ardhurat e tij shkojnë si donacion për BDI-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP