Sa të rrezikuar jeni nga tensioni i lartë i gjakut? Zbuloni nëse i keni këta faktorë

Tensioni i lartë i gjakut ka disa faktorë rreziku, si:

  • Rreziku për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut rritet me moshën. Tek moshat e mesme, rreth 45 vjeç, burrat janë më të prekur nga hipertensioni. Ndërsa gratë janë më të rrezikuara që të zhvillojnë tension të lartë të gjakut pas moshës 65 vjeç.
  • Njerëzit me ngjyrë janë më të rrezikuar të zhvillojnë tension të lartë të gjakut në moshë të re. Komplikacione të rënda, si goditje në tru, atak në zemër apo probleme me veshkat, janë gjithashtu më të zakonshme tek njerëzit me ngjyrë.
  • Historia familjare. Tensioni i lartë i gjakut zakonisht trashëgohet në familje.
  • Të qenët mbipeshë ose obezë. Sa më shumë të peshoni, aq më shumë duhet që indet të furnizohen me oksigjen dhe lëndë ushqyese nga gjaku. Ndërkohë që volumi i gjakut të qarkulluar në vena rritet, e njëjta gjë ndodh edhe me presionin në muret arteriale.
  • Të mos qenët aktivë. Njerëzit që janë pasivë kanë rrahje më të shpejta të zemrës. Sa më të shpejta të jenë këto rrahje, aq më shumë duhet të punojë zemra dhe aq më shumë forcë ushtrohet në arterie. Mungesa e aktivitetit fizik rrit gjithashtu rrezikun e të qenët obezë.
  • Duhanpirja nuk rrit vetëm përkohësisht tensionin e gjakut, por substancat kimike të duhanit mund të dëmtojnë edhe veshjen e brendshme të mureve arteriale. Kjo mund të shkaktojë ngushtim të arterieve, duke rritur kështu presionin e gjakut.
  • Konsumimi i shumtë i kripës. Kripa apo sodiumi i tepërt në dietë mund të çojë në grumbullim të lëngjeve në trup, duke rritur kështu tensionin e gjakut.
  • Nivelet e ulëta të kaliumit në dietë. Kaliumi ndihmon në balancimin e sasisë së sodiumit në qeliza. Nëse nuk përfshini mjaftueshëm kalium në dietë, mund të akumuloni shumë sodium në gjak.
  • Nivelet e ulëta të vitaminës D. Është e pasigurt nëse dozat e ulëta të vitaminës D në dietë mund të çojnë në rritje të tensionit të gjakut. Vitamina D mund të prekë tek një enzimë e prodhuar nga veshkat që ndikon në tensionin e gjakut.
  • Abuzimi me alkoolin. Me kalimin e kohës, abuzimi me alkoolin mund të çojë në probleme me zemrën. Prandaj konsumojeni alkoolin me moderim, dy gota për meshkuj, 1 për femrat.
  • Nivelet e larta të stresit mund të çojnë në rritje të përkohshme të tensionit në gjak. Nëse përpiqeni të qetësoheni duke ngrënë më shumë, pirë alkool ose duhan, vetëm sa do t’i shtoni problemet me tensionin e lartë të gjakut.
  • Gjendje të caktuara kronike. Sëmundje kronike mund të rrisin rrezikun edhe për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, si sëmundjet e veshkave, diabeti dhe apnea e gjumit. Ndonjëherë edhe shtatzënia kontribuon në rritjen e tensionit të gjakut.

Edhe pse tensioni i lartë i gjakut është më i zakonshëm tek të rriturit,e dhe fëmijët mund të jenë të rrezikuar. Tek disa fëmijë, tensioni i lartë i gjakut shkaktohet nga probleme me veshkat ose zemrën. Ndërsa për të tjerë, stili i keq i jetesës, ushqyerja e pashëndetshme, obeziteti dhe mungesa  e aktivitetit fizik, rrisin rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut me kalimin e viteve.

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP