Revizioni: Lirim Shabani ka blerë mjete higjienike me kartelën zyrtare

Revizorët shtetërorë kanë zbuluar një sërë parregullsish gjatë revizionit të llogarisë së Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në vitin 2016, ndërkaq kanë shprehur mendim të pafavorshëm. Një pjesë e parregullsive kanë të bëjnë me pagesën e harxhimeve për reprezentime. Në vitin 2016 për këtë qëllim janë paguar gjithsej edhe 618.000 denarë. Për një pjesë e faturave nga 349.000 denarë nuk ka fatura nga korriku i vitit 2015 deri në mars të vitit 2016, ndërkaq nuk ka edhe llogari prej të cilave mund të konstatohet se për çfarë kushte bëhet fjalë, njofton Portalb.mk.

Revizioni ka zbuluar se ish ministri nga radhët e BDI-së, Lirim Shabani, ka bërë një sërë lëshimesh.

“Nëpërmjet viza-kartelës që e ka shfrytëzuar ministri për transaksione për 12 muaj në vitin 2015 dhe 3 muaj në vitin 2016, është kryer pagesë e llogarive nga shitoret (marketet) dhe objektet hotelierike (restorante) për furnizimin e artikujve ushqimor, pijeve dhe mjetet higjienike, ndërkaq janë kryer edhe shërbime hotelierike me vlerë prej 158.000 denarë. Pagesa e llogarive dhe faturave pa dokumentin të plotë krijon rrezik nga shfrytëzimi i mjeteve në mënyrë të paligjshme”, thuhet në revizion.

Një pjesë e revizionit

Plotësisht, revizorët zbulojnë se janë paguar 628.000 denarë për derivate dhe vajra, vetëm në bazë të tregimit të llogarive, pa të dhëna për qëllimin e udhëtimit, por edhe të dhënave, kush e ka shfrytëzuar veturën.

Gjithashtu, janë angazhuar edhe 6 persona me marrëveshje autoriale në vitin 2015. Në të revizorët kanë gjetur se nuk kanë obligime të qarta dhe precize, ndërkaq nuk ka pasur edhe raport për aktivitetet e mbaruara. Dy nga këto personat kanë qenë të angazhuar në vende pune, t cilët fare nuk janë paraparë në Rregulloren për sistemim të vendeve të punës në Ministri.

Redaksia Portalb.mk, ka tentuar që ta kontaktojë Shabanin për të komentuar raportin e revizionit, megjithatë nuk ishte i kapshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button