Maqedoni, deri më 15 mars mund ta paraqisni botimin tuaj shkencor për çmimin shtetëror “Goce Dellçev”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e informon opinionin se konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Dellçev” do të zgjatë deri më 15 mars të vitit 2018, njofton Portalb.mk.

Ky çmim, i cili ndahet për libër shkencor ose vepër tjetër të botuar në vitin 2017, është mirënjohje shoqërore për realizim të rëndësishëm në fusha ta caktuara të shkencës, në interes të Republikës së Maqedonisë.

Të drejtë konkurrimi kanë autorët, ose një grup i autorëve të veprave që janë botuar, recensuar dhe kataloguar, ndaras.

Propozimet për ndarjen e çmimit mund t’i dorëzojnë në: Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitete, institucionet shkencore, njësitet hulumtuese-zhvillimore në ekonomi, shoqatat shkencore dhe profesionale, tjera shoqata të organizatave dhe qytetarëve.

Propozimet për ndarjen e këtij çmimi dhe kopjet nga realizimet shkencore dorëzohen deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Bordi për ndarjen e çmimit “Goce Dellçev” rruga “Shën Kirili dhe Metodi” numër 54, 1000 Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button