Vrasja në Lushnjë, vjehrra: Im bir nuk di asgjë, s’i treguam

Policia ende nuk ka arritur të prangosë Erion Cjapin, autorin e vrasjes së dyfishtë. Ai është shpallur në kërkim dhe postblloqe policie janë vendosur në të gjithë pikat hyrëse e dalëse të zonës. Për “Gazeta Shqiptare” flet vjehrra e viktimës, Vera Sota. 

Si nisi konflikti? 
Erjon Cjapi erdhi një natë më parë në shtëpinë tonë. Debatoi ashpër me Mondën duke e rrahur me grushta e shkelma. Edhe  të shtunën në mëngjes e kishte rrahur në kohën kur nusja ishte me vajzën time dhe dhëndrin tim, Marselin. 
E denoncuat rrahjen apo e latë në heshtje? 
Njoftuam por polica nuk erdhi. 
Çfarë lidhje kishte autori i ngjarjes me viktimat? 
Ai ishte klient i barit tonë. Vinte shumë herë në lokal, pinte pa masë e shpesh bëhej edhe tapë dhe fliste me fjalë të ndyra. Ndërsa me Marselin njiheshim. Madje atë natë kanë qenë duke pirë birra bashkë jashtë. 
Mendoni se e kishte paramenduar vrasjen apo paramenduar vrasjen apo ndodhi në rrethana e sipër? 
Nuk e di. Nuk di ta them sepse unë kam qenë brenda në shtëpi. Po vija kalamajtë në gjumë dhe vetëm kur dëgjova krismat dola menjëherë. Sapo u futa në lokal, pashë pas banakut nusen përtokë. E ktheva, por ajo kishte vdekur. Plumbat e kishin kapur nga pas shpine. Djali është në emigracion. Ai nuk ka ditur asnjëherë asnjë gjë. /balkanwb

Lajme të ngjashme

Back to top button